“Rrugorja” intensifikon kontrollet, mbi 33 procedime dhe 15 mijë gjoba brenda një jave

“Rrugorja” intensifikon kontrollet, mbi 33 procedime dhe 15 mijë gjoba brenda një jave

Një ditë pas një aksidenti tragjik që i mori jetën dy fëmijëve në Durrës dhe plagosi një të tretë, Policia e Tiranës ka bërë një raportim javor mbi incidentet rrugore dhe monitorimin e trafikut. Kështu, bëhet me dije se gjatë javës është intensifikuar ndjeshëm monitorimi i trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore, dhe në një analizë javore janë evidentuar dhe trajtuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, ndërsa janë ndjekur 33 ngjarje penale. Në këtë kuadër, 16 drejtues mjetesh janë proceduar në gjendje të lirë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, 9 drejtues janë proceduar për “drejtim mjeti në gjendje të dehur”, ku 8 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 1 është proceduar në gjendje të lirë. Në raste të tjera,...