“Revanshi”/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 6 persona
Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të akuzuarit në një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”. Bëhet fjalë për Aldo Avdylin, Edson Jozwik, Henerigert Mitrin, ish-drejtor i Policisë Lezhë, Altin Morinën, ish-shef i stërvitjes në RENEA, Jozi Krajën dhe Durim Bamin. Gjykimi i shkurtuar iu refuzua vetëm Marklen Hakës, për shkak të veprës së rëndë “vrasje e mbetur në tentativë”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të Durim Bamit. Për të, çështja u veçua dhe do të vijojë me gjykim të zakonshëm. Ndërkohë, për të pandehurit që iu pranua gjykimi i shkurtuar, prokurori i SPAK, Alfred Shehu, kërkoi kohë për të shpallur pretencën, ndërsa seanca e radhës u caktua më 20 maj. Zbardhja e komunikimeve në SKY ECC ka zbuluar...
Burimi:
javanews.al