Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

Avokati Kujtim Cakrani është shprehur se Ilir Meta sot ka marrë një tjetër avokat për të bërë mbrojtjen e tij. Cakrani tha se pas seancës së fundit ata u ndanë ftohtë dhe në heshtje dhe se nuk kanë pasur më komunikim, ndërsa shton se largimin nga mbrojtja e Metës e kishte menduar edhe vetë ai. Sakaq shton se peng i ngel fakti që në këtë periudhë që ka kryer mbrojtjen e tij, ka bërë një punë të jashtëzakonshme siç thotë, dhe se kolegu i ri që do marrë mbrojtjen e ish-presidentit do ta gjejë rrugën e shtruar. “Atë seancë ne u ndamë shumë ftohtë dhe nuk patëm më komunikim. Nuk dua të flas më shumë, unë jam mëse i kristaltë në marrëdhënie me të. Ishte...