Qarkullonte i armatosur si pasagjer, vihet në pranga 21-vjeçari në Tiranë
Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me një armë zjarri pistoletë, ndërsa si pasagjer udhëtonte me një motomjet në rrugën “Fitnete Rexha”. Sipas Policisë, gjatë operacionit të koduar “Road”, u ndalua për kontroll motomjeti me drejtues 31-vjeçarin E. N. dhe pasagjer E. H., 21 vjeç. Në çantën e këtij të fundit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me municion, që dyshohet se mbahej pa leje. Në pranga përfundoi 21-vjeçari për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa drejtuesi i motomjetit u arrestua për “Moskallëzim krimi”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Road”. Qarkullonte i armatosur me pistoletë, si pasagjer në një motomjet, në rrugën...
Burimi:
opinion.al