Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

Policia ka vijuar të procedojë penalisht qytetarët që ishin pjesë e protestës kundër  qeverisë “Rama”. Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se janë proceduar penalisht 31 persona, për akuzat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Njoftimi i Policisë Procedohen penalisht 31 shtetas për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në Tiranë, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan penalisht 31 shtetas, konkretisht: Sh. B., B. K., A. J., V. D., A. K., L. K., R. S.,...