Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier ka finalizuar operacionin e tretë kundër prostitucionit, duke arrestuar dy shtetase nga Kolumbia, shtetasja D.C, 31 vjeçe dhe D. C 20 vjeçe. Sipas hetimeve, ato ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira dhe të përshtatur për këtë veprimtari. Gjatë operacionit u sekuestruan para të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari dhe 6 telefona celularë, ndërsa u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprën penale të prostitucionit.
Burimi:
opinion.al