Prokuroria Sarandë: OASI ka ndërtuar 1 kat pa leje, do ta sekuestrojmë
Prokuroria Sarandë: OASI ka ndërtuar 1 kat pa leje, do ta sekuestrojmë. Sekuestro preventive ndaj katit pa leje, pronari nën hetim Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është vendosur masa e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për një sipërfaqe të dyshuar të ndërtuar pa leje mbi objektin ekzistues “Hotel Oasis”, në lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës. Sipas organit të akuzës, masa është vendosur mbi një strukturë me përmasa 22.9 metra x 13.4 metra x 3.5 metra, e ngritur mbi tarracën e hotelit 6-katësh, në pronësi të shtetasit me inicialet A.P. Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 116 të vitit 2026, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm për qëllime fitimi” dhe...
Burimi:
shkodraweb.com