Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri
Dylber Shuli nga Zagorçani i Pogradecit është ndarë nga jeta pa mundur të shohë pesë nipërit dhe mbesat e tij, të cilët prej vitesh ndodhen në kampet e Sirisë. Për më shumë se një dekadë, i moshuari priti kthimin e fëmijëve të familjes së tij në Shqipëri, ndërsa iu drejtua vazhdimisht autoriteteve për ndihmë. Shpresa për t’i parë sërish në shtëpinë e familjes ishte shprehur publikisht prej tij në disa raste. “Kam shpresë deri sa të vdes”, ishte shprehur Dylber Shuli në një prej intervistave të tij. Djali i tij, Krenar Shuli, ishte larguar drejt Sirisë në vitin 2013, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët. Pas humbjes së prindërve, fëmijët mbetën në kampet siriane, ndërsa historia e tyre vijoi të mbetet në pritje të një...
Burimi:
javanews.al