Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Një atentat mafioz tronditi Lezhën këtë të diel, më 26 prill, ku humbën jetën bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, përkatësisht 39 dhe 32 vjeç. Çifti, prindër të katër fëmijëve, po udhëtonin në aksin Balldren–Torovicë, kur autorë ende të paidentifikuar u kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre me breshëri plumbash. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:50, në dalje të fshatit Balldren. “Rreth orës 14:50, në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren–Torovicë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ‘Audi’, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe. Si pasojë e të shtënave, të dy kanë humbur jetën në...