Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve, i cili është deportuar nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë. Sipas Policisë së Shtetit, 51-vjeçari mbërriti mëngjesin e sotëm në Aeroportin e Rinasit, pas finalizimit të operacionit ndërkombëtar të koduar “Globi”. Hoxha ishte arrestuar në Ohio më 5 maj 2026, falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare, amerikane, britanike dhe belge. Sokol Hoxha është dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Patos në vitin 1997, ndërsa në Belgjikë është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Brunilda Dervishit, një krim i kryer në Bruksel po në vitin 1997. Në njoftimin e saj, Policia e Shtetit bën me dije se deportimi u realizua në...