“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

Kadri Malka, i cili humbi nipin e tij në një aksident rrugor disa vite më parë, ka rrëfyer historinë mes dhimbjes dhe zhgënjimit për mungesën e drejtësisë. Duke folur për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli A2CNN, ai u shpreh se hetimet nuk çuan në identifikimin e autorit, ndërsa përgjegjësia është atribuar vetë viktimës, një fëmijë vetëm 6-vjeçar. “Më 25 tetor 2017 nipi im ka ndërruar jetë nga një aksident rrugor në Kombinat. Minoreni kishte rreth 6 vjeç. Disponoj dy akte ekspertimi. Prokurori ka kërkuar pushimin e çështjes, dhe i është drejtuar sërish nga e para Komisariatit për gjetjen e autorit, ku nga aksident me pasojë vdekjen shkon…Nuk kemi gjetur drejtësi. Prokurori thotë se ka ardhur si rezultat i shkeljes së rregullave të qarkullimit...