Plagosje me thikë në mes të lokalit, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Plagosje me thikë në mes të lokalit, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës. Policia bën me dije se, menjëherë pas njoftimit se i plagosuri ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit, shërbimet policore nisën hetimet, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit M. A., 43 vjeç, banues në Elbasan. Sipas hetimeve paraprake, gjatë konfliktit, 43-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin R. B., 59 vjeç. Policia arrestoi gjithashtu edhe 59-vjeçarin për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi, sipas autoriteteve, ai nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes. I plagosuri ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë...