Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Një plagosje me armë zjarri është shënuar këtë të diel në Vlorë, në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3”. Vizion Plus mëson se një person ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit. Po ashtu, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /vizionplus.tv