Plagosje me armë zjarri në Pogradec
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit. Paraprakisht mësohet se është plagosur me armë zjarri shtetasi Brian Syzo. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por sipas informacioneve Syzo njihet si person që ka konflikte në qytet. Ai është një emër i njohur edhe për Policinë e Shtetit për shkak të një sërë veprash penale dhe konfliktesh në të cilat ka qenë i përfshirë. Syzo është transportuar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën e parë mjekësore, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryhen hetimet.
Burimi:
opinion.al