Piranjat/ Thumanë–Kashar: Përveç 1 miliardëshit, ja si merr edhe 500 mijë euro nga xhepat e qytetarëve
Koncesioni i aksit rrugor Thumanë–Kashar rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një praktikë që lidhet me mënyrën e aplikimit të tarifave dhe kursin e këmbimit. Segmenti prej 21 kilometrash u dha me koncesion si investim privat, ku kompania përfituese merr të drejtën të vjelë tarifë kalimi për automjetet për një periudhë 35-vjeçare. Fillimisht, në garën e vitit 2018, parashikohej një investim prej 225 milionë euro pa TVSH dhe një kosto totale për buxhetin e shtetit prej 455 milionë euro në 13 vite. Megjithatë, pas një serie zhvillimesh ligjore dhe një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit në vitin 2021, që i dha të drejtë koncesionarit, procedura u rihap dhe kontrata u rinegociua nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në variantin e ri,...
Burimi:
syri.net