Pesë turistë shpëtohen në Gjirin e Filikurit, policia kufitare ndërhyn në dy emergjenca brenda 24 orëve
Pesë turistë të huaj janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Himarë, pas dy ndërhyrjeve emergjente të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në zonën e Gjirit të Filikurit. Sipas informacioneve zyrtare, në rastin e parë katër turistë të huaj – dy shtetas suedezë dhe dy shtetas britanikë – kishin dalë me kajak nga zona e Potamit drejt Gjirit të Filikurit, por humbën kontaktin me grupin për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Era e fortë dhe dallgët i lanë të bllokuar pranë bregdetit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia Kufitare organizoi operacionin e kërkim-shpëtimit përgjatë vijës bregdetare, duke i lokalizuar turistët pranë zonës së njohur si “Guri i Kuq”. Të katërt u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe pa probleme për jetën....
Burimi:
javanews.al