Përforcohet mbrojtja e Irena Gjokës, shteti shton masat e sigurisë për gjyqtaren pas indicieve për rrezik
Komisioni për mbrojtjen e gjyqtarëve, në të cilin bëjnë pjesë Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve, drejtuesi i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit, kanë aprovuar masa shtesë mbrojtjeje për gjyqtaren Irena Gjoka, ku veç gardës me detyrë për të ruajtur gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK, do të ketë edhe oficerë nga njësia e mbrojtjes së veçantë. Të dhënat e kërcënimit të gjyqtares antikorrupsion dhe indiciet për rrezikimin e saj mbahen sekret nga autoritetet, ndonëse TCH kërkoi shpjegime nga anëtarët që janë të ngarkuar nga ligji për ruajtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjoka ka pasur edhe më herët mbrojtje, jo vetëm për shkak të detyrës që kishte si zv/kryetare e Gjykatës së Posaçme,...
Burimi:
javanews.al