Patos/ Zjarr i madh shkrumbon fermën blegtorale, digjen mbi 10 krerë bagëti! Dëmet arrijnë 7 mln lekë
Një zjarr i madh ka shkatërruar mesditën e sotme një fermë blegtorie në Patos, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti. Flakët shpërthyen mesditen e sotme dhe u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe prania e sasive të mëdha të ushqimit për bagëtitë. Fermerët dhe banorët e zonës u përpoqën të shpëtonin kafshët, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse të Patosit. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe rrezikut të përhapjes së flakëve, në ndihmë u angazhuan edhe zjarrfikësit e Fierit. Pas disa orësh pune intensive, ekipet arritën ta vinin zjarrin nën kontroll dhe të shmangnin përhapjen e tij në objektet përreth. Bilanci paraprak është i rëndë. Mbi 10 krerë bagëti janë djegur, ndërsa janë shkrumbuar sasi...
Burimi:
javanews.al