Pas pesë muajsh pezullim, rikthehet regjimi “41 Biss” në burgun e Peqinit për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë
Pas pesë muajsh pezullim, regjimi i posaçëm “41 Biss” është rihapur në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, duke rikthyer kështu masat ekstreme të sigurisë ndaj personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe me lidhje të forta me grupet kriminale. Burime bëjnë me dije se personi i parë që është izoluar në këtë regjim është Sabah Nuzi, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur një vit më parë dhe që tronditi opinionin publik. Sipas hetimeve, Nuzi dyshohet se ka kryer ekzekutimin kundrejt një pagese prej 50 mijë eurosh. Sabah Nuzi është arrestuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, i cili konsiderohet nga hetuesit si porositësi i...
Burimi:
javanews.al