Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin
Pas më shumë se 3 orësh zhvillim, është mbyllur protesta e radhës e qytetarëve në kryeqytet, të cilët kundërshtojnë projektin e parashikuar për zonën e Zvërnecit. Kjo është dita e katërt e protestës së tyre, duke shprehur qëndrimin e tyre për atë që ata e cilësojnë si plane me ndikim shkatërrues për mjedisin dhe pasuritë natyrore të zonës. Lëvizja e qytetarëve nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë. Thirrjet e protestuesve janë përqendruar te kërkesa kryesore e tyre: Anulimi i menjëhershëm i projektit në Zvërnec, për të cilin shprehin shqetësimin se do të dëmtojë ekosistemin unik të bregdetit. Protestuesit theksojnë se mbrojtja e zonave të tilla të ndjeshme është jetike për ruajtjen...
Burimi:
javanews.al