Pas debatit për shembjen e objektit të paligjshëm në Sarandë, IKMT sqaron procedurat e ndjekura

Pas debatit për shembjen e objektit të paligjshëm në Sarandë, IKMT sqaron procedurat e ndjekura

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shpjeguar procedurat e ndjekura që çuan në shembjen e “CopaCabana”, beach-bar i famshëm në Sarandë. Përmes një njoftimi, IKMT sqaron se shembja e objektit erdhi pasi “subjekti ‘CopaCabana Saranda’ kishte kërkuar me vullnetin e tij zgjidhjen e kontratës së qirasë për përdorimin e hapësirës së plazhit, si dhe heqjen dorë nga përdorimi i tij në vijim”. Sipas IKMT-së, punimet që po kryheshin në atë objekt ishin pa leje, duke hedhur kështu poshtë edhe pretendimet e avokatit të subjektit ‘CopaCabana Saranda’. Ndërkohë IKMT ka sqaruar gjithashtu se strukturat e ndërtuara kishin tejkaluar lejen e vitit 2025. Gjithashtu IKMT ka njoftuar se u gjet konstruksion metalik mbi një platformë betoni 340 m2 pa leje, mure mbrojtëse, sheshpushim dhe objekt...