Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se vijojnë kontrollet dhe masat e shtuara për parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit, në kuadër të politikës së tolerancës zero ndaj shkeljeve të ligjit. Sipas njoftimit zyrtar, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës është kapur në flagrancë një punonjës i Policisë së Burgjeve, i cili dyshohet se tentoi t’i kalonte një të paraburgosuri lëndë narkotike. Rasti u zbulua pas analizës së riskut ndaj punonjësve të evidentuar me prirje për përfshirje në futjen e sendeve të ndaluara dhe falë bashkëpunimit me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Pas ndalimit, punonjësi u pezullua menjëherë nga detyra, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe një sasi...