Panik në Shkodër/ Makina merr flakë në parkingun e pallatit, banorët dalin nga shtëpitë
Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjte në parkingun e një pallati në rrugën “Dragushej” në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Flakët u përhapën me shpejtësi, ndërsa re të mëdha tymi mbuluan të gjithë zonën. Për shkak të situatës së krijuar, disa banorë u detyruan të dalin nga banesat e tyre nga frika e përhapjes së zjarrit në pallat. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe vendosjen e situatës nën kontroll, duke shmangur përhapjen e zjarrit në automjete të tjera apo në godinë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur në një automjet të parkuar. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Burimi:
syri.net