Pamjet me dron/ Ja ku jetonte ish ushtaraku që vrau policin e plagosi tjetrin, sillet me ambulancë në Tiranë
Pamjet me dron që shihni tregojnë vendin ku jetonte Violand Braçellari. Stani ku strehohej Violand Braçellari, i shumëkërkuari i cili vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër gjatë operacionit policor për kapjen e tij ndodhej në një zonë malore të Lozhanit në Maliq. Ai ishte në kërkim pasi rezulton i dënuar me mbi 9 vite burg për drogë. Pas marrjes së informacionit që i shumëkërkuari Braçellari fshihej në një stan në malin e Bodes të fshatit Lozhan, ka organizuar operacionin për kapjen e tij. Por me të mbërritur në stan duket se i shumëkërkuari ka hapur zjarr të menjëhershëm ndaj forcave të policisë, duke vrarë njërin prej tyre dhe duke plagosur një tjetër. Sulmit, forcat e policisë i janë përgjigjur duke hapur zjarr që ka...
Burimi:
syri.net