Operacion antidrogë në Elbasan, 18 në pranga, 5 në kërkim
Një operacion antidrogë po zhvillohet në Elbasan herët këtë mëngjes për goditjen e grupeve kriminale ka rezultuar në lëshimin e 26 masave sigurie. Deri tani janë arrestuar 10 persona, 5 të tjerë janë në kërkim, ndërsa më herët janë arrestuar 8. Gjithashtu janë lëshuar edhe 20 urdhërkontrolle banesash, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine, si dhe celularë. Kontrollet po kryhen në Prrenjas, Librazhd e Elbasan si dhe në disa bashki të tjera të qarkut. Policisë i kanë shkuar në ndihmë edhe dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Burimi:
opinion.al