Operacion antidrogë në Dibër, zbulohen mbi 1 mijë rrënjë kanabis, arrestohen dy persona
Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Deja”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë aksionit u zbuluan dhe u asgjësuan 1,121 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, ndërsa dy persona u arrestuan në flagrancë. Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariateve të Policisë Dibër, Mat dhe Kamëz. Sipas Policisë, parcela me bimët narkotike u zbulua në vendin e quajtur “Liqeni i Lukanit”, një pronë publike në territorin e bashkisë Dibër. Gjatë ndërhyrjes, në flagrancë u arrestuan shtetasit A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz, dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan, bashkia Mat. Nga kontrolli në parcelë u konstatuan të...
Burimi:
javanews.al