Nuk paraqitej në punë, Hita përjashton nga radhët e bluve efektivin Ulian Shpataraku
Pas pezullimit nga detyra me firmën e ish-kryepolicit të komanduar, Sokol Bizhga, pak javë më parë, me vendim të drejtorit aktual të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, përjashtohet nga radhët e bluve, Ulian Shpataraku. Motivi i përjashtimit, burime bëjnë me dije se është mos paraqitje në detyrë. Shpataraku, si çdo efektivë i përjashtuar në Policinë e Shtetit ka të drejtën e ankimit, komisioni i cili brenda 1 muaji konfirmon ose jo zyrtarisht përjashtimin. Shpataraku mbante funksionin e Asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv