Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën e dyqanit në Durrës
Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur edhe me emrin e artit Noizy është bërë përsëri “shënjestër”. Te dera e dyqanit në pronësi të tij është gjetur një sasi e vogël lëndë eksplozive, por këtë herë e pashpërthyer. Siç njofton Policia, dyqani ndodhet në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit Kujtojmë që në biznesin e Noizyt edhe më herët ka shpërthyer lëndë plasëse, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Burimi:
vizionplus.tv