Një grua tenton të futet brenda në Gjykatën e Vlorës me thikë në çantë, ndalohet nga policia

Një grua tenton të futet brenda në Gjykatën e Vlorës me thikë në çantë, ndalohet nga policia

Një grua është ndaluar nga policia brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, pasi ka patur me vete një thikë. Mësohet se gruaja është piaksur ndërsa ka tentuar të kalojë skanerin, i cili ka sinjalizuar për prani të një objekti metalik. Pas kësaj gruaja ka tentuar të hyjë nga një tjetër hyrje, por menjëherë sigurimi ka njoftuar policinë. Uniformat blu kanë ndaluar gruan, duke e shoqëruar në komisariat për të dhënë shpejgimi për armën e ftohtë që dispononte me vete. Thika ishte e përmasave të mëdha, ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.