Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Durrës, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi L. B., 23 vjeç. Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias, Itali, në muajin mars, 2026, ka nxjerrë urdhër arresti për të, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali.