“Në botë nuk i merr njeri t’i burgosë menjëherë”, Malaj: Mbajtja në qeli e njerëzve pa prova, krijon kosto të trefishta!
Vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e përdorimit të masës së arrestit me burg, për ish-ministrin Arben Malaj është i drejtë dhe do të ulë kostot për shtetin. Komentet Malaj i bëri në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku tha se mbajtja në qeli e personave pa prova apo pa një vendim të formës së prerë, krijon kosto të trefishta, për personin që arrestohet, për familjen e tij dhe për buxhetin e shtetit. Malaj tha gjithashtu se praktikat e reja të paraburgimeve duhet të bëhen pjesë e kulturës sonë, teksa përmendi shprehjen ‘më mirë hap një shkoll dhe mbyll një burg’. “Jurisprudenca duhet të ketë në thelbin e saj ndjesi njerëzore. Kjo do të ketë vlerë...
Burimi:
javanews.al