Ndryshimet në Kodin Rrugor të miratuara në Kuvend/ Nëse kapesh 2 herë i dehur në timon, hiqet patenta
Aksidenti fatal në ish-Kënetë të Durrësit pasditen e 3 majit, ku humbën jetën 2 të mitur dhe u plagos rëndë një i tretë, nga papërgjegjshmëria totale e një të dehuri në timon, tronditi opinionin publik. Njëzëri, shumica shprehu indinjatë dhe kërkoi ashpërsim të Kodit Rrugor, për shoferë që përgjakin rrugët dhe marrin jetën e të pafajshmëve. Nuk vonoi dhe propozimet erdhën, tashmë të votuara në Kuvend dhe shumë shpejt do të hyjnë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. Nëse je i dehur, je ndëshkuar më parë nga policia për këtë shkelje të Kodit Rrugor dhe drejton makinën sërish me më shumë se 0.5 g/litër në gjak, patenta do të hiqet përgjithmonë, pa asnjë mundësi rimarrje në autoshkollë. Kjo masë drastike bëhet për të zhdukur...
Burimi:
javanews.al