Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Ashpërsohen masat për shoferët që bëjnë shkelje
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshime të rëndësishme në Kodin Rrugor, të propozuara nga deputetët Ulsi Manja dhe Erion Braçe, me synim forcimin e sigurisë në rrugë dhe reduktimin e aksidenteve. Një nga risitë kryesore është vendosja e tolerancës zero për alkoolin tek drejtuesit e rinj, të cilët për dy vite pas marrjes së patentës nuk do të lejohen të konsumojnë alkool gjatë drejtimit të mjetit. Po ashtu, për këtë kategori parashikohen kufizime shpejtësie: deri në 90 km/h në autostradë dhe 80 km/h në rrugët jashtë qendrave të banuara. Në rast respektimi të rregullave për dy vite pa shkelje, kufizimet hiqen automatikisht. Ndërkohë, dy shkelje brenda një viti sjellin zgjatje të periudhës së provës edhe për një vit tjetër. Një tjetër rregull...
Burimi:
syri.net