Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë i paraburgosuri në Shkodër
Mëngjesin e kësaj të diele, një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë. Drejtoria e Burgjeve, në një njoftim bën me dije 62 vjeçari, i cili ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ka pësuar komplikacione. Pas ndihmës mjekësore në ambientet e paraburgimit, i dënuari u transportua për në spital, ku pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arriti të mbijetonte. Njoftimi: Në orët e para të mëngjesit të datës 28.06.2026, në IEVP Shkodër u regjistrua një emergjencë shëndetësore. I paraburgosuri me inicialet Ç. J., i datëlindjes 10.11.1964, i cili ishte i akomoduar në të njëjtën dhomë me të birin, të burgosurin me inicialet D. J., pësoi një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore, çfarë bëri të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të personelit mjekësor. Personeli...
Burimi:
vizionplus.tv