Ndjekje si në filma në Sarandë! Arrestohet ‘Vis Korçari’, përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje
Një operacion i përbashkët i forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Sarandë ka çuar në arrestimin e 34-vjeçarit nga Elbasani, Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur ndryshe si “Vis Korçari”. Sipas burimeve, efektivët e policisë kishin kohë që e ndiqnin dhe e kanë lokalizuar gjatë ditës së djeshme në Ksamil. Rreth orës 22:30 është organizuar operacioni për kapjen e tij, ku kanë marrë pjesë edhe agjentë civilë të sektorit të Krimeve në Sarandë. Mësohet se sapo ka konstatuar praninë e policisë, Çaushllari ka tentuar t’i shmanget arrestimit duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij. Gjatë largimit ai ka përplasur dy automjete civile të policisë dhe ka mundur të çajë rrethimin fillestar. Menjëherë pas ngjarjes është organizuar ndjekja, ndërsa nga Saranda...
Burimi:
javanews.al