Ndërtim me pa leje në Tiranë, AMP procedon dy policë për shpërdorim detyre
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar në Prokurorinë e Tiranës dy punonjës policie të Komisariatit numër 4, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, pas konstatimit të ndërtimit të paligjshëm të dy kateve shtesë në një objekt shumëkatësh në rrugën “Llukë Kacaj” në Tiranë. Sipas AMP-së, objekti ishte ndërtuar në tejkalim të lejes përtej pragut ligjor 10% të parashikuar për konfiskim. Në hetim janë përfshirë specialisti dhe ndihmës specialisti i krimit me iniciale K.M. dhe S.K., ndërsa vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë të rastit. Njoftimi i plotë Gjatë monitorimit të mediave elektronike janë konstatuar raportime se në një objekt shumë katësh në ndërtim në rrugën “Llukë Kacaj”, Nj. Administrative nr. 4, janë ndërtuar 2 kate banimi, në tejkalim të atyre të përcaktuara në lejen përkatëse lëshuar...
Burimi:
opinion.al