Ndërtim i paligjshëm në Sarandë, arrestohen 8 persona, shpallet në kërkim pronarja e hapësirës së plazhit
Një rast i ndërtimit të paligjshëm në vijën bregdetare të Sarandës është goditur, pas kontrolleve dhe verifikimeve të zhvilluara në terren me fokus zonat turistike dhe hapësirat publike të plazheve. Policia Sarandë konstatoi se në një objekt i përbërë nga disa struktura, një pjesë e të cilave ishin ngritur edhe në ujë, po kryheshin punime ndërtimi pa leje, në një hapësirë plazhi në lagjen nr. 1 të qytetit. Gjatë operacionit, Policia arrestoi në flagrancë 8 shtetas, të dyshuar si të përfshirë në punimet e paligjshme. Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasja A. B., e cila posedon hapësirën e plazhit dhe për llogari të së cilës dyshohet se po kryheshin punimet ndërtimore. Autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e saj. Të arrestuarit janë: K. R.,...
Burimi:
javanews.al