Ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një 55-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, i cili dyshohet se ka humbur jetën teksa po tentonte të rikthente energjinë elektrike gjatë ndërprerjeve të shkaktuara nga moti i keq. Ndërkohë, i gjithë bregdeti i jugut u godit nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë ka shkaktuar kaos përgjatë shëtitores së Lungomares, ku karriget dhe tavolinat e lokaleve janë marrë përpara nga stuhia duke fluturuar në mes të rrugës e duke vështirësuar lëvizjen. Rrufetë e njëpasnjëshme kanë ndriçuar qiellin e qytetit bregdetar gjatë gjithë kohës së stuhisë.
Burimi:
syri.net