Morinë–Kukës/ 43-vjeçarja përplaset me trafikndarësen; shkakton një tjetër aksident në kahun e kundërt

Morinë–Kukës/ 43-vjeçarja përplaset me trafikndarësen; shkakton një tjetër aksident në kahun e kundërt

Një vetëaksident është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor Morinë–Kukës, pranë fshatit Bardhoc, ku një 43-vjeçare që udhëtonte nga Kosova drejt Shqipërisë ka humbur kontrollin e automjetit të saj tip “Volkswagen Polo” me targa shqiptare dhe është përplasur me trafikndarësen që ndan dy korsitë e rrugës. Sipas informacioneve paraprake, rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në ngjarje të ketë ndikuar edhe shpejtësia e lëvizjes së mjetit. Pavarësisht përplasjes së fortë, drejtuesja e automjetit, e cila sipas dëshmitarëve është nga Tirana, ka shpëtuar pa lëndime të rënda, duke pësuar vetëm trauma të lehta. Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca e Spitalit Rajonal të Kukësit, e cila i dha ndihmën e parë dhe më pas e transportoi 43-vjeçaren në spital për...