Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se në dyqanin e tyre në zonën e ish-Doganës, kanë kërcënuar dhe i kanë hequr lirinë një kliente. U desh ndërhyrja e efektivëve të policisë për normalizimin e situates. Ndër të tjera dyshohet se 41-vjeçarja goditi një punonjës policie duke i shkaktuar dëmtime të lehta. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, e kanë kanosur, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë...
Burimi:
opinion.al