Meta po gjykohet në kafaz, shpërthen avokati: Institucionet e drejtësisë së re, terroriste!

Meta po gjykohet në kafaz, shpërthen avokati: Institucionet e drejtësisë së re, terroriste!

Avokati Kujtim Cakrani, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh i revoltuar me qëndrimin e klientit të tij, ish-presidentit Ilir Meta, brenda kafazit të qelqtë, gjatë seancës së parë të gyqit në themel. Cakrani u shpreh se qëndrimi në kafaz është antiligjor, duke i cenuar lirinë dhe duke e poshtëruar. “Gjykata caktoi orën dhe datën, bëra kërkesë ku kërkova që zoti Meta, të shprehej lidhur me qëndrimin në kafazin e qeltë. Ia kam bërë gjykatës, ambasadorëve të BE, OSBE dhe të gjithë institucionet që kanë lidhje me liritë dhe të drejtat e njeriut. Kërkova gjykatës të shprehej për kërkesën time. Qëndrimi në kafaz nuk ka bazë ligjore në ligjet shqiptare, kërkoja nga gjykata shqyrtim urgjent. Gjykata e kishte vendosur më...