Meta kërkon seancë të hapur, Gjykata pranon transmetim live vetëm në nisje të seancave

Meta kërkon seancë të hapur, Gjykata pranon transmetim live vetëm në nisje të seancave

Avokati i Ilir Metës Kujtim Cakrani kërkoi në senacën që po zhvillohet në GJKKO që seancat të transmetohen live. "Edhe në kohë të Enver Hoxhës seancat gjyqësore janë bërë publike", tha avokati duke shtuar se nuk e keni të bazuar në ligj këtë vendim. Pas kësaj deklarate ka ndërhyrë edhe Meta: Mos u lodh avokat për atë gja merr 10 mije euro ( i referohet gjyqtares per rrogën). Gjyqtarja: Nuk marrim aq... Ndërsa ish bashkëshortja e Ilir Metës Monika Kryemadhi deklaroi se, “do të ishte në kuadër të informimit publik të drejtësisë së re, për te pasur një proces te hapur që qytetarët te shohin se për çfarë akuzohemi". Ndërkohë gjykata për kërkesën për praninë e medias është shprehur për pranim të pjesshëm të kërkesës. Të filmohet fillimi seancës...