“Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit…”/ Bisedat në ‘Sky’ e vëllezërve Aliu

“Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit…”/ Bisedat në ‘Sky’ e vëllezërve Aliu

Nga Elton Qyno Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndërkombëtar të trafikut të kokainës, si Eldi Dizdari alias Matoshi, Dritan Gjika, Shpëtim Aliu, Armando Pecani dhe të tjerë u shpallën në kërkim nga Policia e Shtetit. Mes shumë bisedave të akumuluara përmes aplikacionit “Sky”, SPAK ka zbuluar se fillimisht vëllezërit Shpëtim alias Salvatore Aliu dhe Isa Aliu, u përqëndruan tek biznesi i supermarketeve “Road Hause” me qëllim pastrimin e parave të fituara nga trafiku i drogës. Ata ngrenë një zinxhir marketesh por puna nuk ka ecur siç ishte parashikur, ndaj në një bisedë të zhvilluar në aplikacionin “Sky”, mësohet se Shpëtim Aliu bisedon me Isa Aliun, duke i thënë këtij të...