Me 1000 fara kanabis në makinë, arrestohet 66-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës arrestoi një 66-vjeçar, të cilit u gjetën 1000 fara kanabisi, gjatë kontrollit në automjetin e tij. “Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seeds”. Gjatë këtij operacioni, tek Kthesa e Kamzës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin L. K, në automjetin e të cilit gjetën një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa”, tha policia. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara cannabis sativa....
Burimi:
opinion.al