Mashtrim si “bamirës” me kreditë online, arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve
Dy persona, Adi Hodo dhe Paola Zyber, janë arrestuar në qarkun e Korçës nën dyshimin e ngritjes së një skeme të organizuar të mashtrimit financiar. Autorët shënjestronin kryesisht persona në nevojë, të varfër apo me aftësi të kufizuara intelektuale, të cilëve u prezantoheshin si përfaqësues të një shoqate bamirësie që shpërndante ndihma. Pasi u fitonin besimin, ata u merrnin fotografitë e kartave të identitetit dhe me këto të dhëna aplikonin për kredi online në institucione mikrokredie, si IUTE Credit, pa dijeninë e vetë viktimave. Skema u zbulua në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku familjarët e një gruaje dyshuan dhe bënë denoncimin e menjëhershëm në polici sapo ajo dorëzoi dokumentet. Hetimet zbuluan se të dyshuarit udhëtonin drejt fshatrave me makina me qira dhe tentonin të fshihnin...
Burimi:
javanews.al