Maliq/ Vritet një efektiv policie gjatë operacionit, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni. Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupet hetimore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Sipas informacioneve, autori i kësaj ngjarje të rëndë është kapur i plagosur.
Burimi:
opinion.al