Lajm i mirë nga spitali për policin e plagosur në operacionin në Maliq
Efektivi 36-vjeçar që mbeti i plagosur në Maliq, Edison Adri i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në nofull, ku sipas burimeve operacioni ka rezultuar i suksesshëm duke sjell edhe stabilizim të gjendjes shëndetësore. I plagosuri po mbahet nën monitorimin e bluzave të bardha të Traumës. Ndërsa autori i ngjarjes Violand Braçellari, sipas burimeve nga Trauma ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa do vijon të qëndroj nën kujdesin mjekësor.
Burimi:
javanews.al