Kush është Ervin Mata, nga ngjarja që tronditi Ish-Bllokun te trafiku i 240 kg kokainë

Kush është Ervin Mata, nga ngjarja që tronditi Ish-Bllokun te trafiku i 240 kg kokainë

Ervin Mata është një nga emrat më të njohur nga drejtësia shqiptare, i cili ishte shpallur në kërkim. Arratia e tij mori fund teksa është vendosur në pranga nga autoritetet braziliane. 39-vjeçari, i cili fshihej në Brazil me dokumente false është një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pjesëmarrje në një grup kriminal të strukturuar, trafik ndërkombëtar droge, kryesisht kokainë dhe pastrim parash. Profili i tij publik lidhet me biznesin, lidhje me botën e showbizit dhe një histori të gjatë me drejtësinë. Ervin Mata është i njohur edhe si biznesmen në fushën e pronave të paluajtshme, hotelerisë dhe investimeve. Shumë nga bizneset e tij janë regjistruar zyrtarisht në...