Krujë/ 13-vjeçari thyen xhamat e marketit për ta grabitur, përfundon në polici

Krujë/ 13-vjeçari thyen xhamat e marketit për ta grabitur, përfundon në polici

Një 13-vjeçar është shoqëruar nga Policia e Krujës, pasi dyshohet se mbrëmjen e kaluar ka tentuar të grabisë një market në qendër të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, i mituri ka thyer xhamat e marketit me një çekiç, me qëllim hyrjen në ambientet e biznesit, por tentativa nuk ka rezultuar e suksesshme. Burime bëjnë me dije se 13-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ku po merret në pyetje në prani të psikologut, sipas procedurave të parashikuara për të miturit. Policia ka sekuestruar rrobat që dyshohet se ai mbante gjatë ngjarjes, si edhe çekiçin që dyshohet se është përdorur për thyerjen e xhamave. Ngjarja vjen në një periudhë kur në rrethin e Krujës janë shënuar disa episode kriminale, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë në zonë. Pritet që policia...