Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, çfarë u sekuestrua
Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në një operacion të koordinuar me Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), kanë goditur një rast të mbajtjes së sendeve të ndaluara brenda ambienteve të burgut të Durrësit. Gjatë një kontrolli të befasishëm dhe të intensifikuar të ushtruar në godinën “B” të këtij institucioni, trupat e sigurisë kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë në cilësinë e provës materiale një aparat celular të tipit iPhone, i cili shoqërohej nga një karikues dhe një fishë lidhëse e improvizuar. Menjëherë pas konstatimit, janë kryer të gjitha veprimet procedurale përkatëse dhe është mbajtur procesverbali për bllokimin e këtyre mjeteve komunikimi, të cilat janë rreptësisht të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit. Aktualisht, strukturat e specializuara...
Burimi:
javanews.al